Irani dhe Austria bisedojnë për marrëveshjen bërthamore
Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit në vazhdim të vizitës së tij në Vjenë të Austrisë, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë dhe në këtë takim të dy palët kanë biseduar për zhvillimet më të fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abas Baghirpur, ambasadori i Iranit në Austri, ditën e mërkurë ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të ANEA-së në Vjenë, Muhamed Islami, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, ka zhvilluar një takim me Lansky Tifental, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, dhe të dy palët në këtë takim kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe për çështje me interes të përbashkët të të dy vendeve.