Heshtja dhe mosveprimi i Evropës ndihmon në shkeljet e SHBA kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i114464-heshtja_dhe_mosveprimi_i_evropës_ndihmon_në_shkeljet_e_shba_kundër_iranit
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian theksoi se vendet evropiane me heshtjen dhe mosveprimin e tyre ndaj masave të Uashingtonit kundër Republikës Islamike vetëm po lehtësojnë shkeljet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 23, 2021 08:13 Europe/Tirane
  • Heshtja dhe mosveprimi i Evropës ndihmon në shkeljet e SHBA kundër Iranit

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian theksoi se vendet evropiane me heshtjen dhe mosveprimin e tyre ndaj masave të Uashingtonit kundër Republikës Islamike vetëm po lehtësojnë shkeljet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.

Sipas agjencisë IRNA, Amir-Abdollahian i bëri deklaratat të Mërkurën në një takim me sekretaren e re të jashtme të Britanisë, Liz Truss, në margjinat e Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Qëndrimi evropian po ndihmon që "administrata amerikane të vazhdojë të zbatojë sanksionet e saj të paligjshme kundër Iranit, ndërsa në të njëjtën kohë pretendon të kërkojë një kthim në marrëveshjen bërthamore," tha ai. "Fatkeqësisht, edhe Britania ka qenë pjesë e këtij mosveprimi, dhe kjo qasje duhet të ndryshojë," tha Amir-Abdollahian. "Kjo është një mospërputhje e dukshme që po dëshmohet nga kombi iranian," tha ai, duke shtuar: "Për administratën aktuale iraniane, veprimet e matshme nga ana e palëve të tjera në marrëveshjen bërthamore formojnë të vetmin standard." Më tej, zyrtari iranian i bëri thirrje Britanisë të ndërmarrë veprime drejt shlyerjes së borxhit të saj ndaj Iranit. Rindërtimi i lidhjeve dypalëshe kërkon veprime serioze, pohoi Amir-Abdollahian, duke i kërkuar Londrës të kuptonte se marrja e veprimeve të tilla mbi detyrimet e saj përbënte mjetin e vetëm për rindërtimin e marrëdhënieve. Teherani i përgjigjet në mënyrë proporcionale çdo hapi pozitiv dhe konstruktiv, tha Ministri i Jashtëm iranian . Zyrtarja britanike, nga ana e saj, pretendoi se Britania e Madhe ishte e gatshme të shlyente borxhin. Lidhur me, marrëveshjen bërthamore sekretarja e jashtme të Britanisë pohoi se fokusi kryesor aktualisht qëndronte në rifillimin e bisedimeve. Liz Truss gjithashtu falënderoi Iranin për lehtësimin e largimit të shtetasve të Britanisë nga Afganistani, duke iu referuar veprimit të Republikës Islamike për të lejuar hyrjen e tyre të menjëhershme në tokën iraniane pas daljes së tyre nga Afganistani.