Xhebeli: Republika Islamike e Iranit ka potenciale botërore
Kryetari i Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit duke thënë se vështrimi ndërkombëtar i Radiotelevizionit të Iranit, nuk është një vështrim sipërfaqësor dhe formal, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit ka kapacitete dhe potenciale botërore.
Pejman Xhebeli, kryetari i ri i Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve Iran Pres, theksoi rëndësinë e kanaleve për jashtë vendit të Iranit dhe tha: “Një prej kapitujve kryesor të veprimeve të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit në mandatin e ri është forcimi i kanaleve dhe rrjeteve që punojnë për jashtë vendit. Qytetarët janë pronarët e vërtetë të medias dhe Radiotelevizioni i Iranit duhet të jetë shembull i vërtetë i një medias popullore, të jetë medie e zërit të atyre të cilët nuk mund ta dërgojnë mesazhin e tyre në botë. Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit duhet të jetë media që reflekton dhe pasqyron kërkesat dhe brengat e turmave të popullit dhe nuk duhet të pasqyrojë vetëm mendimet dhe idetë e një shtrese të caktuar prej shoqërisë. Në punën e medias kombëtare duhet shfrytëzuar të gjitha kapacitetet kombëtare dhe sidomos potenciali i elitës së të rinjve do të jetë ndër prioritetet më kryesore në mandatin e ri të administrimit”.
Pejman Xhebeli në lidhje me pozicionimin dhe veprimtarinë mediale të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit për të ndihmuar në zbatimin e parimeve të Deklaratës së Hapit të Dytë të Revolucionit Islamik të Iranit, tha: “Ky është ndryshimi i parë në administrim në Radiotelevizionin e Republikës Islamike të Iranit pas publikimit të deklaratës “Hapi i Dytë i Revolucionit Islamik” dhe Radiotelevizioni i Iranit do të ketë prioritet punën për realizimin e civilizimit të ri islamik. Civilizimi i ri islamik do të thotë se ne duhet të prodhojmë program përmbajtësor jo vetëm për publikun iranian, por edhe për publikun ndërkombëtar”.