Zyrtari sllovak vlerëson Iranin për pritjen e refugjatëve afganë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i114914-zyrtari_sllovak_vlerëson_iranin_për_pritjen_e_refugjatëve_afganë
Kreu i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Parlamentit sllovak, gjatë një takimi me ambasadorin iranian, falënderoi Republikën Islamike për pritjen e refugjatëve afganë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2021 05:36 Europe/Tirane
  • Zyrtari sllovak vlerëson Iranin për pritjen e refugjatëve afganë

Kreu i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Parlamentit sllovak, gjatë një takimi me ambasadorin iranian, falënderoi Republikën Islamike për pritjen e refugjatëve afganë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios; Abbas Bagherpour Ardakani, ambasadori i akredituar i Republikës Islamike të Iranit në Sllovaki, duke iu referuar takimit të tij me "Jura Korupa", Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Parlamentit Sllovak në Twitter shkroi: Në këtë takim marrëdhëniet dypalëshe u theksuan të mira dhe në rritje në fusha të ndryshme. Ai shtoi: Çështjet që lidhen me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe situata aktuale në Afganistan dhe çështjet e ndërlidhura, përfshirë çështjen e refugjatëve, gjithashtu ishin temë e këtij takimi. Ambasadori iranian vuri në dukje se: Në këtë drejtim, mikpritja e mirë e Iranit ndaj emigrantëve afganë gjatë viteve të fundit është vlerësuar nga pala sllovake.