Gjeneral Fadavi: Armiku nuk guxon të ndërmarrë veprimin më të vogël
Zëvendëskomandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike theksoi: Armiku nuk ka guxuar të ndërmarrë veprimin më të vogël kundër Republikës Islamike të Iranit pas epokës së mbrojtjes së shenjtë.
Gjeneral Ali Fadavi të Mërkurën në një konferencë në Teheran theksoi: "Pas epokës së mbrojtjes së shenjtë, Fronti i Rezistencës ka arritur një fazë ku SHBA dhe aleatët e tyre duhet të krijojnë forcën e parandalimit për të përballur Frontin e Rezistencës." Gjeneral Fadavi shtoi: "Fronti i së Vërtetës dhe Revolucioni Islamik është shumëfishuar dhe nuk është i kufizuar në gjeografinë e Iranit Islamik dhe është përhapur vazhdimisht në tokat e Palestinës, Libanit dhe Jemenit, dhe ajo që ndodhi në Palestinë po ndodh tani në Jemen dhe kjo është arsyeja pse armiku në Jemen është i dëshpëruar dhe i mundur". Zëvendëskomandanti i Përgjithshëm i IRGC tha: "Kur filloi lufta midis Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj me Jemenin, ata deklaruan se kjo luftë do të përfundonte për një javë, por ata janë përballur me një humbje të turpshme për shtatë vjet". "Kombi ynë dhe Forcat e Armatosura janë bërë aq të fuqishme, sa që edhe armiqtë kryesorë të këtij kombi, si amerikanët, e kanë kuptuar superioritetin tonë ushtarak," shtoi ai.