Amir Abdulahjan: Marrëdhëniet e Iranit me Sirinë, janë strategjike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i115304-amir_abdulahjan_marrëdhëniet_e_iranit_me_sirinë_janë_strategjike
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit pas arritjes në Damask, ka theksuar se marrëdhëniet e Iranit me Sirinë janë strategjike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 09, 2021 12:17 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Marrëdhëniet e Iranit me Sirinë, janë strategjike

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit pas arritjes në Damask, ka theksuar se marrëdhëniet e Iranit me Sirinë janë strategjike.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, sot (të shtunën) pas arritjes në Damask, deklaroi: "Marrëdhëniet e Iranit me Sirinë janë strategjike dhe po bëjmë përpjekje që të zgjerojmë bashkëpunimet tona me këtë vend në të gjitha fushat. Siria është duke u rindërtuar pas luftës së gjatë dhe ne ashtu sikur që kemi qëndruar përkrah qeverisë dhe popullit sirian në kohën e luftës kundër terrorizmit, edhe tani do të qëndrojmë përkrah tyre".

Amir Abdulahjan duke thënë se marrëveshjet tona bilaterale do të zbatohen me shpejtësi të madhe dhe të dy popujt do të përfitojnë nga këto marrëveshje, deklaroi: "Siria ndodhet në rrugën e zhvillimit dhe progresit dhe në këtë rrugë Republika Islamike e Iranit ashtu si në periudhën e luftës në Siri, me të gjithë forcën do të qëndrojë përkrah Damaskut".

Fejsal Mekdad, ministri i punëve të jashtme të Sirisë, me këtë rast gjithashtu ka thënë: "Damasku mbështet Iranin në lidhje me çështjen e programit atomik dhe dënojmë fuqimisht të gjitha veprimet e Amerikës që synon të shtrembërojë ose të kryejë veprime destruktive në këtë çështje".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe delegacioni i tij shoqërues sot ka arritur në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut ku u prit nga Fejsal Mekdad, ministri i punëve të jashtme të Sirisë.