Filloi manovra ushtarake “Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 1400”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i115462-filloi_manovra_ushtarake_mbrojtësit_e_qiellit_të_vilajetit_1400
Manovra e përbashkët profesionale e forcave të mbrojtjes kundërajrore të Iranit ka filluar sot me emrin “Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 1400”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2021 12:09 Europe/Tirane
  • Filloi manovra ushtarake “Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 1400”

Manovra e përbashkët profesionale e forcave të mbrojtjes kundërajrore të Iranit ka filluar sot me emrin “Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 1400”.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se manovra e përbashkët profesionale e forcave kundërajrore të ushtrisë së Iranit me emrin “Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 140” ka filluar sot (të martën) me kodin “Ja Resullullah s.a.v.s.” me shtrirjen dhe dislokimin e sistemeve raketore vendore, sistemeve të radarëve, sistemeve për zbulimin e informacioneve, sistemeve të luftës elektronike, sistemeve të telekomunikimit dhe rrjetit të vëzhgimit vizual në rajonin e shkretëtirës qendrore të Iranit.

Gjeneral Ghader Rahimzade, komandanti i bazës kundërajrore të Iranit, duke deklaruar fillimin e kësaj manovre ushtarake, deklaroi: “Në fazën e parë të manovrës ushtarake profesionale të forcave kundërajrore “Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 1400”, është bërë shtrirja dhe dislokimi i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore me qasje të zhvendosjes dhe reagimit të shpejtë të forcave operative duke respektuar parimet e mbrojtjes kundërajrore civile për mashtrimin e armikut. Në këtë fazë të manovrës janë kryer fluturime për mbledhjen e informacioneve dhe zbulimin e avionëve me pilotë dhe papilotë nga ana e Ushtrisë dhe Gardës Revolucionare në zonën e përgjithshme të manovrave ushtarake”.

Komandanti i bazës kundërajrore të Iranit duke vë në dukje prezantimin dhe përdorimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore të prodhimit vendor, tha: “Qendrat e kontrollit dhe komandës në këtë manovër ushtarake duke shfrytëzuar sistemet bazë të sinjaleve dhe mjeteve elektronike, kryejnë operacionet për vëzhgimin e zonës dhe menjëherë pas zbulimit të objektivave armiqësore, duke përdorur inteligjencën industriale dhe sistemeve që ndihmojnë marrjen e vendimeve, e fusin në sistemin e orbitës operative sistemeve raketor të përshtatshëm”.