Gjeneral Bagheri takohet me komandantin e ushtrisë së Pakistanit
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit është takuar dhe ka biseduar me komandantin e ushtrisë së Pakistanit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, sot (të mërkurën) në ditën e dytë të vizitës së tij në Pakistan, është takuar me gjeneral Kamar Xhavid Baxhua, komandantin e ushtrisë së Pakstanit. Gjeneral Muhamed Bagheri dhe gjeneral Baxhua kanë diskutuar zhvillimet më të reja në fushën e marrëdhënieve bilaterale mes Iranit dhe Pakistanit, bashkëpunimet në fushën e mbrojtjes, zhvillimet rajonale duke përfshirë edhe situatën në Afganistan. Të dy palët gjatë këtij takimi janë shprehur të sigurt për procesin në zhvillim e sipër të bashkëpunimeve ushtarake, të sigurisë dhe në kufitare mes të dy vendeve fqinjë gjatë viteve të fundit dhe janë deklaruar të vendosur për të çuar përpara këto bashkëpunime.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit gjithashtu do të takohet edhe me gjeneral Nedim Reza, shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Pakistanit. Zgjerimi i bashkëpunimeve të përbashkëta kundër terrorizmit, shkëmbimin e delegacioneve trajnuese, forcimin e administrimit kufitar, shkëmbimin e informacioneve inteligjente dhe zgjerimin e bisedimeve në fushën mbrojtëse janë disa nga temat që do diskutohen gjatë delegacionit të lartë ushtarak të Iranit dhe autoriteteve të ushtrisë së Pakistanit.