Irani po ndjek me seriozitet programin gjithëpërfshirës për bashkëpunim me Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i115580-irani_po_ndjek_me_seriozitet_programin_gjithëpërfshirës_për_bashkëpunim_me_kinën
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se autoritetet iraniane po ndjekin me seriozitet programin gjithëpërfshirës për bashkëpunim ekonomik me Kinën në fushën e tregtisë dhe investimeve, duke shtuar se një prej rezultateve të marrëveshjes 25 vjeçare është importimi i disa dhjetëra miliona dozave të vaksinës kundër virusit Korona nga Kina.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 14, 2021 12:39 Europe/Tirane
  • Irani po ndjek me seriozitet programin gjithëpërfshirës për bashkëpunim me Kinën

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se autoritetet iraniane po ndjekin me seriozitet programin gjithëpërfshirës për bashkëpunim ekonomik me Kinën në fushën e tregtisë dhe investimeve, duke shtuar se një prej rezultateve të marrëveshjes 25 vjeçare është importimi i disa dhjetëra miliona dozave të vaksinës kundër virusit Korona nga Kina.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e enjte në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve IRIB, në lidhje me zbatimin e marrëveshjes 25 vjeçare për bashkëpunimeve të përbashkëta mes Iranit dhe Kinës, ka thënë: “Ajo çfarë është thënë dhe është njohur si plani i rrugës i marrëveshjes 25 vjeçare të Iranit dhe Kinës, është një marrëveshje në lidhje me bashkëpunimet e përgjithshme mes të dy vendeve. Kjo marrëveshje ka dimensione të ndryshme dhe përfshinë marrëdhëniet parlamentare, bashkëpunimet e sektorit privat, madje edhe marrëdhëniet gjyqësore, prandaj shumë organe të ndryshme janë duke e ndjekur me seriozitet zbatimin e kësaj marrëveshje. Në fushën e çështjeve tregtare, ekonomike dhe të investimeve në disa fusha të veçanta, kjo marrëveshje është duke u ndjekur me seriozitet nga autoritetet përkatëse. Disa dokumente më të detajuar duke përfshirë edhe bashkëpunimet e sektorit privat në fushat e energjisë, teknologjive moderne dhe IT janë përgatitur qysh më herët dhe bashkëpunimi mes ministrive të Iranit dhe Kinës ka filluar shumë kohë më parë dhe procesi i zbatimit të këtyre dokumenteve po ndiqet në mënyrë të rregullt, sidomos në fushën e energjisë dhe zhvillimit të porteve detare”.