Irani thekson ruajtjen e stabilitetit dhe qetësisë në Liban
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe qetësisë në Liban.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot (të premten) ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në Liban dhe ka thënë: “Republika Islamike e Iranit duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe qetësisë së Libanit, po i ndjek me vëmendje dhe nga afërt zhvillimet e Libanit dhe beson se populli, qeveria dhe ushtria përkrah rezistencës së Libanit me bashkim dhe unitetin e vet, ashtu si gjithnjë do të tejkalojë me sukses komplotet dhe interigat të cilat i kanë rrënjët te regjimi sionist dhe po projektohen dhe zbatohen nga padronët dhe faktorët e këtij regjimi”.
Khatibzade duke dënuar sulmet e armatosura dhe të shtënat me armë në drejtim të qytetarëve të pafajshme të Libanit të cilët ishin duke protestuar në mënyrë të qetë, ka theksuar: “Është e domosdoshme që qeveria dhe autoritetet e Libanit të ndërmarrin hapa serioz për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre krimeve të kryera ndaj qytetarëve të Libanit”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu duke shprehur ngushëllime për qeverinë dhe popullin e Libanit, sidomos familjeve të viktimave, u ka uruar shërim të shpejtë personave të plagosur.
Dje (të enjten) me qindra qytetarë të Libanit ishin mbledhur para ndërtesës së gjykatës së Libanit për të protestuar kundër qasjes së Tarik Bitar, hetuesit të dosjes së shpërthimit në portin e Bejrutit kur papritur persona të armatosur kanë filluar të qëllojnë me snajper protestuesit. Si pasojë e këtyre përleshjeve janë vrarë të paktën 7 persona dhe janë plagosur mbi 60 të tjerë.