Konferenca për Unitetin Islamik zhvillohet nga 19 deri më 24 tetor
(last modified Sat, 16 Oct 2021 14:14:19 GMT )
Tetor 16, 2021 16:14 Europe/Tirane
  • Konferenca për Unitetin Islamik zhvillohet nga 19 deri më 24 tetor

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhhebeve Islame njoftoi se gjatë konferencës për Unitetin Islamik që zhvillohet nga 19 deri më 24 tetor, do të paraqiten 514 fjalime në mënyrë të pranishme dhe nëpërmjet vebinarit.

Khuxhetul-Islam Hamid Shahrijari ditën e shtunë në konferencën për shtyp në lidhje me sesionin e 35-të të konferencës ndërkombëtare për Unitetin Islamik, tha: "Gjatë kësaj konference, do të paraqiten 514 fjalim që 230 prej tyre do të paraqiten me pjesëmarrjen e 52 të ftuarve nga 16 vende të ndryshme ndërsa 180 fjalime do të paraqiten nga personalitete të ndryshme kulturore dhe politike nga brenda Iranit. 360 fjalime do të paraqiten me anë të vebinarit që përfshin 180 fjalim nga personalitetet iraniane në kanalin një të konferencës dhe 100 fjalime në kanalin e dytë të kësaj konference. Gjithashtu, do të zhvillohen 24 takime nëpërmjet vebinarit që përfshin 15 fjalime nga personalitete dhe mendimtarë të vendeve të ndryshme të botës islame".

Qëllimi i organizimit të kësaj konference ndërkombëtare për Unitetin Islamik është krijimi i unitetit dhe solidaritet më të madh mes myslimanëve, bashkëmendimi i mendimtarëve myslimanë për afrimin e pikëpamjeve shkencore dhe kulturore të tyre si dhe shqyrtimin dhe paraqitjen e programeve praktike për arritjen e Unitetit Islamik dhe bashkimin sa më të madh të myslimanëve në botën islame për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të myslimanëve në vende të ndryshme të botës.

Tags