Irani dhe Venezuele hartojnë dokument për bashkëpunim 20 vjeçar
Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka njoftuar se në të ardhmen e afërt do të hartohet dokumenti për bashkëpunim 20 vjeçar mes Iranit dhe Venezuelës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ditën e hënë pas takimit dhe bisedimeve me Feliks Plasencia, ministrin e punëve të jashtme të Venezuelës, në konferencën e përbashkët për shtyp, ka thënë: "Kemi rënë dakord që në vazhdim të bisedimeve të hartojmë edhe planin e rrugës së bashkëpunimeve 20 vjeçare të Iranit dhe Venezuelës. Para përfundimit të këtij viti, në Teheran do të zhvillohet takimi i komisionit të përbashkët për bashkëpunime ekonomike mes të dy vendeve dhe do të aktivizojmë planin e rrugës për bashkëpunime afatgjate mes të dy vendeve".
Amir Abdulahjan gjithashtu njoftoi për vizitën e Nikolas Maduro, presidentit të Venezuelës në Teheran gjatë muajve të ardhshëm dhe tha: "Gjatë asaj vizite do të nënshkruhet dokumenti për bashkëpunim 20 vjeçar mes të dy vendeve. Ne në të gjitha fushat teknike, ekonomike, tregtare, shkencore dhe teknologjike, gjithashtu në fushën e minierave dhe të energjisë, kemi pas marrëveshje të mira gjatë viteve të fundit mes të dy vendeve dhe pjesë të rëndësishme të këtyre marrëveshjeve janë duke u zbatuar".
Amir Abdulahjan gjithashtu duke theksuar këtë se Republika Islamike e Iranit mbështet popullin dhe qeverinë legjitime të Venezuelës, shtoi: "Ne dënojmë veprimin e fundit në arrestimin e një prej diplomatëve të Venezuelës në Kepin e Gjelbër dhe ekstradimin e tij në Amerikë. Këtë veprim e konsiderojmë një piratëri dhe veprim të paligjshëm dhe jokonstruktiv të kryer nga ana e Amerikës dhe agresion ndaj sovranitetit kombëtar të Venezuelës".
Nga ana e tij ministri i punëve të jashtme të Venezuelës në këtë konferencë për shtyp, i quajti strategjike marrëdhëniet e vendit të tij me Iranin dhe tha: "Irani është një mik strategjik për qeverinë dhe popullin e Venezuelës".
Feliks Pelancia duke vë në dukje dënimin e arrestimit dhe ekstradimit të diplomatit venezuelas nga Kebi i Gjelbër në Amerikë nga ana e Iranit, tha: "Amerika ka kryer agresion ndaj interesave të Venezuelës. Ne vlerësojmë lartë zotimin e qeverisë së Iranit për të dënuar këtë veprim të paligjshëm".
Ministri i punëve të jashtme të Venezuelës para kësaj është takuar edhe me Sejed Ebrahim Raisi, presidentin e Iranit dhe në vazhdim të vizitës së tij në Teheran do të takohet edhe me autoritete të tjera të larta iraniane.