Fuqia e myslimanëve qëndron në unitetin e bashkimin e tyre
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i116024-fuqia_e_myslimanëve_qëndron_në_unitetin_e_bashkimin_e_tyre
Kryetari i Asamblesë së Dijetarëve Myslimanë të Libanit gjatë fjalës së tij para ligjëratave kryesore të namazit të së premtes në Teheran, deklaroi: “Fuqia e myslimanëve nuk është në armë dhe në pajisje ushtarake, po në unitet dhe bashkim”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2021 11:06 Europe/Tirane
  • Fuqia e myslimanëve qëndron në unitetin e bashkimin e tyre

Kryetari i Asamblesë së Dijetarëve Myslimanë të Libanit gjatë fjalës së tij para ligjëratave kryesore të namazit të së premtes në Teheran, deklaroi: “Fuqia e myslimanëve nuk është në armë dhe në pajisje ushtarake, po në unitet dhe bashkim”.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Shejkh Ghazi Hunejna gjatë fjalës së tij në ceremoninë e namazit të së premtes, tha: “Armiqtë e Islamit po bëjnë përpjekje që të krijojnë përçarje fetare dhe konflikte etnike mes myslimanëve në kohën kur ne jemi një Umet i unifikuar në bazë të asaj që thuhet në Kur’anin e shenjtë”.

Shejkh Ghazi Hunejna duke uruar përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. liderit suprem të Revolucionit Islamik dhe të popullit të Iranit nga ana e dijetarëve islamë dhe popullit të Liban, tha: “Edhe ne gjithashtu përkrah juve festojmë Javën e Unitetit, javë kjo të cilën e ka emëruar me këtë emër Imam Khomejni (ra) në mënyrë që të bëhet shkak për krijimin e unitetit mes besimtarëve myslimanë”.