Shpallen fituesit e çmimit ndërkombëtar “Mustafa”
Fituesit e sesionit të kartë të çmimit ndërkombëtar “Mustafa” i quajtur si “Nobeli Islamik”, janë shpallur sot dhe kanë mirënjohjet e tyre.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjatë kësaj ceremonie në të cilën ishin të pranishëm ministri i shkencave, hulumtimeve dhe teknologjisë, sekretari për çështje shkencore dhe teknologjike i presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe shumë mendimtarë dhe shkencëtarë të Iranit dhe botës islame, pesë personave i është ndarë çmimi i lartë “Mustafa” për veprimtarinë e tyre shkencore. Sekretaria e Fondacionit “Mustafa” nga gjithsej 515 vepra shkencore ka zgjedhur pesë shkencëtar të merituar për ta fituar çmimin ndërkombëtar “Mustafa”. Kamran Vafa nga Irani, Eghbal Xhudari nga Pakistani, Muhamed Saegh nga Libani, Jahja Tialati nga Maroku dhe Zahed Husan nga Bangladeshi janë pesë fituesit e çmimit ndërkombëtar shkencor “Mustafa” për këtë vit.