Irani hedh poshtë komentet e Erdoganit mbi marrëdhëniet Teheran-Baku
Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit ka hedhur poshtë deklarata e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan mbi çështjet e fundit midis Teheranit dhe Bakut, pasi Irani dhe Azerbajxhani theksuan nevojën për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
"Frika nga etnitë i përket një qeverie që i përballon ata me shpatë dhe diskriminim, jo Iranit që është parajsa e etnive," shkroi të Shtunën Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani në llogarinë e tij në Twitter. Në deklaratat e publikuara të enjten, Erdogan tha se Irani nuk do të sulmojë fqinjin e tij veriperëndimor Azerbajxhanin për marrëdhëniet e Bakut me regjimin izraelit, për shkak të popullsisë së tij të madhe azere. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse stërvitjet e fundit ushtarake iraniane "do të përshkallëzoheshin në një krizë të nxehtë" në Kaukaz, ai tha se "nuk kishte një pritje të tillë". Në postimin e tij, Shamkhani tha gjithashtu se ekzagjerimi i madhështisë së rreme të regjimit izraelit ngre dyshime për fuqinë e Erdoganit dhe respektin e tij ndaj mësimeve islamike, si një sundimtar që ka pretendime për udhëheqjen e botës islame. Irani ka qenë dyshues për lidhjet e Azerbajxhanit me regjimin izraelit, furnizimi i të cilit me dronë dhe armë të tjera e ndihmoi Bakun të fitonte epërsinë në luftën me Armeninë vitin e kaluar. Në fillim të këtij muaji, Ushtria e Iranit mbajti stërvitje ushtarake në kufirin veriperëndimor, të cilat Teherani i përshkroi si pjesë e stërvitjeve rutinë, për të cilat njoftoi paraprakisht fqinjët.