Amir Abdullahian: Marrëdhëniet Teheran-Baku po zgjerohen me respektin reciprok
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i116122-amir_abdullahian_marrëdhëniet_teheran_baku_po_zgjerohen_me_respektin_reciprok
Pas një telefonate me homologun e tij azerbajxhanas, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, Husein Amir-Abdullahian, deklaroi se marrëdhëniet midis Teheranit dhe Bakusë po zhvillohen nëpërmjet respektit reciprok.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 24, 2021 08:19 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Marrëdhëniet Teheran-Baku po zgjerohen me respektin reciprok

Pas një telefonate me homologun e tij azerbajxhanas, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, Husein Amir-Abdullahian, deklaroi se marrëdhëniet midis Teheranit dhe Bakusë po zhvillohen nëpërmjet respektit reciprok.

Sipas IRNA; Amir Abdullahian të Dielën në mëngjes në faqen e tij në Twitter shkroi: Republika Islamike e Iranit dhe Republika e Azerbajxhanit janë dy fqinjë myslimanë me shumë të përbashkëta. Duke iu referuar telefonatës së tij dje me Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov, ai theksoi se kishte një bisedë të sinqertë, të përzemërt dhe konstruktive me të në kuadër të marrëdhënieve gjithëpërfshirëse. Amir Abdullahian dhe Bayramov të Shtunën në një bisedë telefonike diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe. Duke iu referuar kontakteve të fundit konstruktive mes dy ministrave, Ministri i Jashtëm vlerësoi lirimin e dy shoferëve iranianë në Republikën e Azerbajxhanit dhe e përshkroi këtë hap si një hap konstruktiv që mund të sigurojë hapësirën e nevojshme për zgjidhjen e keqkuptimeve. Amir Abdullahian gjithashtu bëri thirrje për hapa më pozitivë dhe lehtësim të trafikut të kamionëve iranianë në zonat kufitare me Republikën e Azerbajxhanit. Në këtë thirrje, ai theksoi nevojën për të pasur një qasje pozitive dhe shikuar për të ardhmen e dy vendeve dhe bëri thirrje për aktivizimin e komisionit të përbashkët ekonomik të të dy vendeve sa më shpejt që të jetë e mundur.