Raisi: Politika e Iranit është bashkëpunimi i gjerë me botën
(last modified Sun, 24 Oct 2021 13:35:55 GMT )
Tetor 24, 2021 15:35 Europe/Tirane
  • Raisi: Politika e Iranit është bashkëpunimi i gjerë me botën

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se politika e jashtme e Iranit është bashkëpunimi i gjerë me botën dhe sidomos me vendet fqinjë dhe tha: “Ekonominë e vendit nuk do ta bëjmë peng e negociatave ose programeve të tilla”.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë fjalës së tij para fjalimit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në takim me funksionarët shtetëror dhe mysafirët e ftuar në konferencën ndërkombëtare për Unitetin Islamik, tha se Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. është mirësia më e madhe dhe maja ndryshimit për njerëzimin.

Sejed Ebrahim Raisi deklaroi: “Edhe Imam Khomejni (ra) duke ndjekur rrugën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe duke u mbështetur te Zoti dhe me përkrahjen e popullit iranian, bëri kryengritja për të krijuar ndryshime, ndërsa sot gjithashtu dokumenti “Hapi i Dytë i Revolucionit” është udhëzim për ndryshim dhe zhvillim në të gjitha sektorët e vendit dhe përgjigje për nevojat e popullit iranian”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha se pandemia e Koronas dhe sigurimi i artikujve themelor të qytetarëve ishin dy brengat kryesore në fillim të punës së qeverisë së tij kurse shtoi: “Sot me vaksinimin e gjerë të qytetarëve, është bërë një hap i madh për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, ndërsa duke siguruar artikujt esencial të jetës së qytetarëve, janë mënjanuar edhe shqetësimet që ekzistonin në këtë drejtim. Politika e jashtme e Iranit është bashkëpunimi i gjerë me botën, sidomos me vendet fqinjë dhe ne theksojmë nuk do ta bëjmë peng ekonominë e vendit për negociata ose për programe të tilla. Ne u qëndrojmë besnikë zotimeve që kemi dhënë, mirëpo Amerika dhe shtetet evropiane siç duket po përballen me një krizë në vendimmarrje”.

Tags