Khatibzade: Samiti i dytë i fqinjëve të Afganistanit zhvillohet në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i116232-khatibzade_samiti_i_dytë_i_fqinjëve_të_afganistanit_zhvillohet_në_teheran
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për organizimin e samitit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit plus Rusisë në Teheran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2021 09:01 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Samiti i dytë i fqinjëve të Afganistanit zhvillohet në Teheran

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për organizimin e samitit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit plus Rusisë në Teheran.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në konferencën për shtyp sot (të martën) bëri të ditur organizimin e samitit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit plus Rusisë në Teheran dhe tha: "Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, nesër (të martën) do ta hapë këtë samit dhe do të mbajë fjalimin e rastit".

Khatibzade shtoi: "Samiti i ministrave të punëve të vendeve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit do të fillojë punimet nesër me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 6 vendeve fqinjë të Afganistanit plus Rusinë me prani fizike. Ministrat e punëve të jashtme të Uzbekistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Pakistanit do të jenë të pranishëm fizikisht në këtë takim kurse ministrat e punëve të jashtme të Kinës dhe Rusisë do të marrin pjesë në këtë konferencë nëpërmjet lidhjes së drejtpërdrejtë, por përfaqësuesit e këtyre dy vendeve gjithashtu do të marrin pjesë fizikisht në këtë takim që zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit. Gjithashtu në këtë samit do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët e akredituar të këtyre vendeve në Teheran. Në këtë samit punimet do të vazhdojnë për disa në mënyrë përmbajtësore dhe do të bëhet përpjekje që të miratohet një deklaratë e përbashkët me konsensus të përfaqësuesve të vendeve fqinjë të Afganistanit".

Khatibzade gjithashtu tha: "Nesër edhe Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, do të dërgojë një mesazh special për këtë samit dhe mesazhi i sekretarit të përgjithshëm të OKB për samitin e Teheranit do të thotë se Republika Islamike e Iranit do të jetë një qendër aktive e diplomacisë në rajon e cila bënë hapa të rëndësishme për të ndihmuar vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon".

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, "nesër të gjitha vështrimet dhe vëmendjet do të përqendrohen në realizimin e vullnetit të popullit të Afganistanit dhe të ardhmes së këtij vendi dhe ajo çfarë pret populli i Afganistanit nga vendet siç është Republika Islamike e Iranit, është kjo që të ndihmojnë në rrugën e realizimit të vullnetit të popullit afgan. Ne sot në Iran kemi strehuar dhe mirëpritur mbi 4 milionë refugjatë afganë", - tha ndër të tjera Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.