Irani: Çështja e sigurisë së myslimanëve shiitë në Afganistan është e rëndësishme
Drejtori i përgjithshëm për Azinë Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit theksoi se çështja e sigurisë së myslimanëve shiitë në Afganistan, është një çështje e rëndësishme për Republikën Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Resul Musavi, drejtori i përgjithshëm për çështje të Azisë Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, sot (e enjte), deklaroi: “Çështja e sigurisë së myslimanëve shiitë në Afganistan, është një çështje e rëndësishme për Republikën Islamike të Iranit, prandaj duhet të garantohet siguria e tyre. Ne kemi pasur negociata me Talebanët dhe aktualisht ekzistojnë kontakte, mirëpo duhet të zyrtarizohen këto bisedime. Aktualisht mbi 3 milionë refugjatë afganë ndodhen në Iran dhe ne gjithashtu kemi vijë të gjatë kufitare me Afganistanin”.
Vlen të theksohet se samiti i dytë i ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit u zhvillua dje në Teheran.