Nuk ekziston kurrfarë kontakti mes Iranit dhe Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i116584-nuk_ekziston_kurrfarë_kontakti_mes_iranit_dhe_amerikës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se nuk ekziston kurrfarë kontakti mes Republikës Islamike të Iranit dhe Amerikës në çfarëdo formati.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2021 10:46 Europe/Tirane
  • Nuk ekziston kurrfarë kontakti mes Iranit dhe Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se nuk ekziston kurrfarë kontakti mes Republikës Islamike të Iranit dhe Amerikës në çfarëdo formati.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në konferencën për shtyp, në lidhje me pretendimin e disa mediave perëndimore në lidhje me propozimin e Amerikës për Iranin për zhvillimin e bisedimeve dypalëshe në Bagdad, deklaroi: "Mes Republikës Islamike të Iranit dhe Amerikës ka shumë kohë që nuk janë zhvilluar kurrfarë bisedimesh. Qëndrimet tona në lidhje me këtë çështje janë plotësisht të qarta. Amerika ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB dhe është pala e cila në mënyrë të paligjshme ka dal nga marrëveshja bërthamore dhe ka bërë të gjitha përpjekjet që të shkatërrohet marrëveshja bërthamore dhe ka vendosur sanksionet e paligjshme dhe të padrejta kundër popullit të Iranit. Prandaj, derisa në kohën kur nuk ndryshojnë këto realitete dhe këto rrethanash, kontaktet mes Iranit dhe Amerikës nuk do të vendosen në kurrfarë formati".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: "Bashkimi Evropian duhet të dalë nga gjendje e vet e mosveprimit dhe të shndërrohet në një faktor aktiv". Në lidhje me deklaratën e fundit të Trojkës Evropiane, Khatibzade deklaroi: "Qeveritë e Anglisë, Francës dhe Gjermanisë pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore nuk kanë zbatuar asnjë prej zotimeve të tyre. Irani në bazë të bindjeve origjinale islame dhe në bazë të dekretit fetar të liderit suprem të Revolucionit Islamik, kurrë nuk ka synuar prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe kurrë nuk synon një gjë të tillë dhe armë të tilla nuk kanë kurrfarë vendi në doktrinën mbrojtëse të Iranit".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu duke thënë se Republika Islamike e Iranit beson se e gjithë bota duhet të arrijë konsensuse dhe të veprojë për shkatërrimin e armëve bërthamore dhe të armëve të tjera të shkatërrimit në masë, shtoi: "Amerika është i vetmi shtet në botë që ka përdorur armët bërthamore dhe ka kryer një krim të tillë të paturpshëm, prandaj vetë Amerika një ditë duhet të pranojë çarmatimin e armëve bërthamore".