Presidenti i Republikës Islamike të Iranit: Piratëria e Amerikës, veprim i shëmtuar
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se piratëria e Amerikës ndaj anijes transportuese të naftës së Iranit, ishte një veprim i shëmtuar dhe shumë i keq.
Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot (të enjten) gjatë një tubimi në qytetin Semnan në lindje të Teheranit, vlerësoi lartë veprimin me kohë dhe efikas të forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit për neutralizimin e operacioneve të piratërisë së Amerikës që synonte vjedhjen e naftës së Iranit, deklaroi: “Ky veprim i shëmtuar dhe i keq i amerikanëve për vjedhjen e naftës së Iranit, është veprim i dënuar nga opinioni publik kurse veprimi me kohë dhe efikas i forcave detare të Gardës Revolucionare është lavdëruar dhe vlerësuar lartë”.
Sejed Ebrahim Raisi duke thënë se armiqësia e Amerikës me popullin e Iranit nuk është 40 vjeçare, por është një armiqësi që ka filluar 70 vite më parë, shtoi: “Por dallimi i kësaj armiqësie në 30 vitet e para Revolucionit është ky që Amerika atëherë me grusht shtet dhe me mbështetjen ndaj ish-regjimit despotik të mbretit, plaçkiste resurset dhe burimet e popullit të Iranit, mirëpo në 43 vitet e fundit dhe pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, në realitet populli iranian ishte fitues në arena të ndryshme përball armiqësive të pafundme të amerikanëve”.
Presidenti i Iranit gjithashtu vuri në dukje vazhdimin e negociatave të Teheranit me Grupin 4+1 për heqjen e sanksioneve të paligjshme të Amerikës kundër popullit të Iranit dhe theksoi: “Qeveria e Iranit në asnjë mënyrë nuk heq dorë nga kërkesa e drejtë dhe legjitime e popullit të Iranit që është heqja e sanksioneve të paligjshme”.