Gjeneral Salami: Amerika ka filluar më shumë se 40 luftëra në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i116738-gjeneral_salami_amerika_ka_filluar_më_shumë_se_40_luftëra_në_botë
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Amerika ka iniciuar dhe filluar më shumë se 40 luftëra të mëdha në 40 rajone e vende të ndryshme të botës dhe këto luftëra janë rezultat i politikës së Amerikës në botë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 04, 2021 11:06 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Amerika ka filluar më shumë se 40 luftëra në botë

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Amerika ka iniciuar dhe filluar më shumë se 40 luftëra të mëdha në 40 rajone e vende të ndryshme të botës dhe këto luftëra janë rezultat i politikës së Amerikës në botë.

Gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e enjte në ceremoninë e manifestimit të ditës kombëtare kundër arrogancës botërore në Teheran, vuri në dukje politikën luftënxitëse të Amerikës në botë dhe shtoi: “Amerika në vendet e Evropës, Afrikës, Amerikës Jugore, të Lindjes së Largët, Lindjes së Mesme dhe ish-republikave të ish-Bashkimit Sovjetik ka zhvilluar luftëra dhe si rezultat i këtyre luftërave të drejtpërdrejta të Amerikës janë vrarë mbi 8 milionë njerëz. Amerika gjithashtu ka kryer mbi 200 ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendeve në nivel të grushtshtetit, sanksioneve, luftës ushtarake dhe krijimit të trazirave të dhunshme. Këto janë gjithashtu rezultat i politikës së një superfuqie e cila gjatë historisë së jetës politike të saj ka synuar të realizojë qëllimet e veta ushtarake duke zgjeruar fuqinë ushtarake. Amerika duke krijuar 750 baza ushtarake në botë, ka bërë përpjekje të krijojë hegjemoninë sunduese të saj në nivel global të botës”.

Gjeneral Salami duke vë në dukje ngjarjet e 4 nëntorit të vitit 1079, tha: “Në atë kohë kur Amerika ishte në kulmin e fuqisë së saj politike, ushtarake dhe ekonomike kurse populli iranian ende ndodhej në fillim të një revolucioni madhështor dhe akoma nuk kishte ndërtuar mekanizmat e mëdha të fuqisë së sotme, formoi një Revolucion të madh i cili kurrë nuk i është nënshtruar politikës arrogante dhe fuqisë hegjemoniste të Amerikës”.