Përparimi i Iranit në shkencën bërthamore; Një sukses i përhershëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i116880-përparimi_i_iranit_në_shkencën_bërthamore_një_sukses_i_përhershëm
Rezervat 20% të uraniumit të Iranit kanë tejkaluar  kuotën e 210 kg dhe gjithashtu janë prodhuar 25 kg uranium 60%.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 06, 2021 15:28 Europe/Tirane
  • Përparimi i Iranit në shkencën bërthamore; Një sukses i përhershëm

Rezervat 20% të uraniumit të Iranit kanë tejkaluar  kuotën e 210 kg dhe gjithashtu janë prodhuar 25 kg uranium 60%.

Në një intervistë me gazetarët në margjinat e hapjes së Ekspozitës së Arritjeve Bërthamore të Iranit në Teheran, Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike, foli për përparimin e Iranit në shkencën paqësore bërthamore. Përparimi i jashtëzakonshëm i Republikës Islamike të Iranit në fushën e teknologjisë bërthamore është në kuadrin e përdorimit paqësor të njohurive bërthamore, tha ai. Irani beson se armët bërthamore dhe të gjitha armët e shkatërrimit në masë duhet të çrrënjosen. Sipas raporteve të dokumentuara, ekzistenca e më shumë se 14,000 armëve bërthamore dhe mundësia e përdorimit të tyre, është një rrezik që kërcënon njerëzimin dhe planetin. Më 28 tetor, Republika Islamike e Iranit propozoi një rezolutë që u bën thirrje vendeve anëtare të NPT të përmbushin angazhimet e tyre për të shkatërruar plotësisht arsenalin e tyre bërthamor. Rezoluta u miratua nga shumica e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara në Komitetin e Parë të Asamblesë së Përgjithshme. Megjithatë, njohuritë bërthamore janë me interes për shumë vende për shkak të përdorimit në rritje të tyre në fusha të ndryshme të industrisë, mjekësisë, si dhe furnizimit me energji të pastër. Në industrinë bërthamore, Irani, duke përdorur aftësitë e tij indigjene në vend, i ka përqendruar aktivitetet e tij në katër fusha: Përfundimi i ciklit të prodhimit të karburantit bërthamor, aksesi në teknologjitë e avancuara, prodhimi i energjisë dhe përdorimi i rrezatimit në aktivitetet bujqësore, industriale dhe mjekësore. Në këto fusha Irani ka bërë përparim të dukshëm. Irani dëshmoi aftësitë e tij shkencore duke arritur nivelin 20% të pasurimit të karburantit bërthamor në kohën më të shkurtër të mundshme. Aktualisht, në reaktorin kërkimor të Teheranit, përdoret karburanti i pllakave i prodhuar në Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit. Rritja e nivelit të pasurimit të uraniumit është në fakt pjesë e aftësive teknologjike indigjene të Iranit në shkencën bërthamore sigurisht për qëllime paqësore. Republika Islamike e Iranit ka filluar pasurimin 60% me zbatimin e ligjit “Veprimi Strategjik për Heqjen e Sanksioneve dhe Mbrojtjen e Interesave të Kombit iranian” miratuar nga Asambleja Konsultative Islame. Uraniumi i pasuruar 60% përdoret në prodhimin e elementit "molibden" që përdoret në prodhimin e radiofarmaceutikëve të ndryshëm. Pasurimi i uraniumit nuk është në kundërshtim me aktivitetet paqësore bërthamore. Republika Islamike e Iranit ka respektuar plotësisht traktatet bërthamore në të gjitha hapat e ndërmarra në industrinë bërthamore dhe ka fituar teknologji dhe njohuri bërthamore brenda kornizës së rregulloreve dhe nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Ajetollah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit ka thënë; Është theksuar vazhdimisht se Irani nuk po kërkon një armë bërthamore por se qëllimi i Iranit është të fitojë teknologji paqësore. Në këtë drejtim, ai në një takim me elitat dhe talentet e larta shkencore vuri në dukje se: “Nëse shkenca ndahet nga kultura e duhur, atëherë rezultati  shkon për keq. Shkenca bërthamore duke qenë se nuk ishte e lidhur me kulturën humanitare, çoi në krijimin e bombës bërthamore që sot është ende një kërcënim për botën.  Edhe pse mundeshim, ne me vendosmëri dhe guxim nuk u futëm në këtë rrugë, pasi është gabim edhe ta ndërtosh edhe ta mirëmbash një bombë atomike, ndërkohë që përdorimi i saj në total është Haram.