Amir Abdulahjan kontakton homologun e tij irakian
(last modified Sun, 07 Nov 2021 13:43:35 GMT )
Nëntor 07, 2021 14:43 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan kontakton homologun e tij irakian

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit pas atentatit të pasuksesshëm kundër kryeministrit të Irakut, ka kontaktuar me telefon ministrin e punëve të jashtme të Irakut.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se pas përpjekjeve të pasuksesshme të kryera në formë atentati kundër kryeministrit të Irakut, Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot (e diele) në një kontakt telefonik me Fuad Husejn, homologun e tij irakian, i ka përcjell përshëndetjet e Sejed Ebrahim Raisi, presidentit iranian, për Mustafa Al-Kadhimi kurse zyrtarisht është informuar për gjendjen shëndetësore të kryeministrit irakian.

Në këtë bisedë telefonike Amir Abdulahjan, ka deklaruar se veprime të tilla janë në kundërshtim të plotë me stabilitetin dhe sigurinë e Irakut si vendi fqinjë dhe mik i Iranit të cilat po bëhen nga ana e dashakeqësve të këtij vendi dhe me qëllim të prishjes së sigurisë dhe stabilitetit të Irakut.

Në këtë bisedë telefonike, Fuad Husejn, ministri i punëve të jashtme të Irakut, duke falënderuar presidentin dhe qeverinë e Republikës Islamike të Iranit për vëmendjen e treguar ndaj gjendjes në Irak, ka shpjeguar zhvillimet më të fundit në lidhje me këtë ngjarje dhe në emër të kryeministrit irakian, ka falënderuar autoritetet iraniane. Ministri i punëve të jashtme të Irakut ka theksuar: “Nga kjo ngjarje asnjë person nuk ka pësuar lëndime dhe autoritetet përgjegjëse të Irakut janë duke ndjekur zhvillimet me vëmendje”.

Tags