Garat botërore të mundjes nën 23 vjeç; Irani u shpall nënkampion
Skuadra e mundjes së lirë e Republikës Islamike të Iranit deri në 23 vjeç fitoi një medalje ari, 2 argjendi dhe 5 bronzi dhe u shpall nënkampione në Kampionatin Botëror të Serbisë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Tasnim, në përfundim të Kampionatit Botëror të Mundjes së Lirë nën 23 vjeç në Beograd të Serbisë, ekipi iranian fitoi medaljen e artë nga "Amir Ali Azarpira" në peshën 97 kg, 2 medalje argjendi "Mohammad Sadegh Firoozpour" dhe "Sajjad Gholami". Ndërsa "Ahmad Mohammadnejad Javan", "Ali Akbar Fazli", "Ali Savadkoohi", "Amir Hossein Firoozpour" dhe "Seyed Mehdi Hashemi" në fituan 5 medalje bronzi në peshat e 57, 70, 79, 92 dhe 125 kg. Kjështu ekipi iranian arriti 140 pikë dhe u shpall si nënkampion. Ekipet ruse me 145 pikë dhe armene me 114 pikë fituan gjithashtu titullin e parë dhe të tretë. Kampionati Botëror i Mundjes së Lirë nën-23 vjeç u zhvillua nga 5 deri më 7 nëntor në Beograd, Serbi.