Amir Abdulahjan: Irani kërkon arritjen e një marrëveshje të mirë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i117032-amir_abdulahjan_irani_kërkon_arritjen_e_një_marrëveshje_të_mirë
Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, dhe Jean Yves Ledrian, ministri i punëve të jashtme të Francës, sot (të martën) gjatë një bisede telefonike, kanë biseduar në lidhje me çështje të ndryshme duke përfshirë edhe marrëdhëniet bilaterale dhe bisedimet e ardhshme të Vjenës për marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 09, 2021 10:39 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Irani kërkon arritjen e një marrëveshje të mirë

Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, dhe Jean Yves Ledrian, ministri i punëve të jashtme të Francës, sot (të martën) gjatë një bisede telefonike, kanë biseduar në lidhje me çështje të ndryshme duke përfshirë edhe marrëdhëniet bilaterale dhe bisedimet e ardhshme të Vjenës për marrëveshjen bërthamore.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke kujtuar përgjegjësinë e Amerikës për krijimin e situatës aktuale në procesin e marrëveshjes bërthamore dhe rolin e heshtur të tre shteteve evropiane përball ambicieve dhe kërkesave të paligjshme të Amerikës, ka thënë: "Irani kërkon arritjen e një marrëveshje të mirë, mirëpo kjo çështje ka nevojë për disa veprime që një prej tyre është kthimi i palëve të tjera në zbatimin e plotë të zotimeve të tyre dhe heqja efikase e sanksioneve ndaj Iranit".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke vë në dukje faktin se Irani në marrëdhëniet bilaterale dhe në negociatat atomike ka një qasje pragmatike dhe që kërkon rezultate konkrete, u shpreh optimist se kontaktet mes Teheranit dhe Parisit do të rezultojnë në çuarjen përpara bashkëpunimet mes të dy vendeve në mënyrë konkrete. Amir Abdulahjan vlerësoi se Irani dhe Franca kanë potenciale të mëdha për bashkëpunim dhe shtoi: "Irani është i gatshëm për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale në bazë të respektit reciprok dhe interesave të përbashkëta, prandaj bashkëpunimet tona mund t'i zgjerojmë në fusha të ndryshme më shumë se në të kaluarën".

Duke folur për sanksionet e reja të vendosura nga Amerika kundër Iranit, z. Amir Abdulahjan theksoi se ky veprim vërteton vazhdimin e mosbesimit të Republikës Islamike të Iranit ndaj palës amerikane, prandaj Teherani thekson nevojën për ofrimin e garancive të forta dhe kryerjen e procesit për korrektësinë e heqjes së sanksioneve në veprim.

Amir Abdulahjan në vazhdim theksoi se programi mbrojtës është e drejtë e sovranitetit kombëtar të çdo vendi dhe shtoi: "Duke anashkaluar sjelljet dhe veprimet jokonstruktive dhe sanksionet e Amerikës, ne me të gjitha forcat vazhdojmë rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Iranit. Gjithashtu ANEA duhet të heqë dorë nga veprimet dhe qasjet politike ndaj çështjes së programit atomik të Iranit dhe ne theksojmë vazhdimin e bashkëpunimit teknik të Iranit me këtë organizatë ndërkombëtare".

Nga ana e tij, ministri i punëve të jashtme të Francës në këtë bisedë telefonike duke thënë se Parisi mbështet kthimin e të gjitha palëve në zbatimin e marrëveshjes bërthamore në këtë drejtim do të kryejë çfarëdo veprimi që ndodhet në dispozicion të tij, u shpreh optimist se bisedimet e ardhshme të Vjenës do të shoqërohen me progres të konsiderueshëm.