Përfundon manovra ushtarake "Zulfiqar 1400" e ushtrisë së Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i117034-përfundon_manovra_ushtarake_zulfiqar_1400_e_ushtrisë_së_iranit
Manovra e përbashkët "Zulfiqar 1400" e ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka përfunduar mes sukses operacionet e parashikuara me zhvillimin e një parade të lundrueseve mbi sipërfaqe dhe nëndetëseve duke përfshirë edhe destrojerin "Dena".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 09, 2021 14:39 Europe/Tirane
  • Përfundon manovra ushtarake

Manovra e përbashkët "Zulfiqar 1400" e ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka përfunduar mes sukses operacionet e parashikuara me zhvillimin e një parade të lundrueseve mbi sipërfaqe dhe nëndetëseve duke përfshirë edhe destrojerin "Dena".

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se në manovrën e përbashkët "Zulfiqar 1400" të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, llojet e ndryshme të lundrueseve mbi sipërfaqe të detit dhe nëndetëseve të ndryshme ushtarake duke përfshirë edhe destrojerin e prodhimit iranian Dena dhe llojet e ndryshme të anijeve luftarake, raketa hedhëse, anijeve transportuese dhe nëndetëseve të klasit "Tarik" dhe "Ghadir" kanë zhvilluar një paradë përpara anijes luftarake komanduese "Sahand".

Gjithashtu edhe avionët luftarak F-4, Mirazh dhe avionët e zbulimit P3F të forcave ajrore të ushtrisë si dhe llojet e ndryshëm të helikopterëve të forcave detare dhe njësi të tjera të ndryshme kanë shoqëruar këtë paradë. Pajisjet dhe mjetet ushtarake të paraqitur në këtë ceremoni përfundimtare kanë qenë vetëm një pjesë e pajisjeve dhe mjeteve ushtarake që janë përdorur në manovrën ushtarake "Zulfiqar 1400" të ushtrisë së Iranit.

Admiral Sejed Mahmud Musavi, zëdhënësi i manovrës ushtarake "Zulfiqar 1400", në lidhje me këtë, deklaroi: "Kjo manovër ushtarake është zhvilluar duke kryer skenarë dhe operacione të ndryshme në zonën operative me gjerësi mbi një milionë metër katror. Në lidhje me qëllimet e manovrës ushtarake "Zulfiqar 1400", duhet thënë se kjo manovër është zhvilluar me qëllime të caktuara si ngritja e aftësisë luftarake, mbrojtëse, mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit territorial dhe sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, vazhdimin dhe forcimin e pranisë efikase në ujërat e largëta ndërkombëtare, ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë për të qëndruar përball ambicieve të paligjshme të armiqve dhe improvizimin e një ambienti të luftës së vërtetë".