Irani liron anijen e naftës "Sothys"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i117086-irani_liron_anijen_e_naftës_sothys
Anija e naftës "Sothys" e konfiskuar ditë më parë nga forcat iraniane, pasi ka zbrazur sasinë e saj të naftës së Republikës Islamike të Iranit, është liruar me dekretin e autoriteteve gjyqësore të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 10, 2021 14:35 Europe/Tirane
  • Irani liron anijen e naftës

Anija e naftës "Sothys" e konfiskuar ditë më parë nga forcat iraniane, pasi ka zbrazur sasinë e saj të naftës së Republikës Islamike të Iranit, është liruar me dekretin e autoriteteve gjyqësore të Iranit.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se anija transportuese e naftës me emrin "Sothys" e Vietnamit, pasi ka zbrazur sasinë e naftës së Republikës Islamike të Iranit në portin Bandar Abas, sot në mëngjes me dekretin e autoriteteve gjyqësore të Iranit, është liruar dhe tanimë ka arritur në ujërat ndërkombëtare.

Më datë 3 nëntor, forcat detare të Gardës Revolucionare të Iranit duke ndërhyjë me kohë dhe fuqishëm në ujërat e Detit të Omanit, kanë arritur të neutralizojnë operacionin e piratërisë së anijeve luftarake të Amerikës për plaçkitjen e naftës së Iranit nga një anije transportuese të naftës. Admiral Alireza Tangsiri, komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e mërkurë në një ceremoni solemne ka vlerësuar lartë veprimin e forcave iraniane kundër piratërisë së Amerikës dhe duke shpjeguar procesin e gjithë operacionit për konfiskimin e anijes e cila transportonte naftën e plaçkitur të Iranit në Detin e Omanit dhe mënyrën e përballjes me anijet luftarake të ushtrisë terroriste të Amerikës të cilat kishin ndërhyrë në zonën e operacionin për të mbështetur piratët e naftës, ka thënë: "Në bazë të parashikimeve të bëra më parë, forcat detare të Gardës Revolucionare të Iranit kanë qenë në gatishmëri të lartë për kryerjen e këtij misioni të madh"