Bgheri Kani: Në Vjenë nuk kemi negociata bërthamore
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se në Vjenë nuk do të zhvillohen negociata bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Bagheri Kani, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, vuri në dukje bisedimet me homologun e tij francez dhe tha: "Duke marrë parasysh faktin se Franca vitin e ardhshëm do ta marrë kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, Parisi mund ta luajë një rol më të madh ndërkombëtare gjë që konsiderohet një rast shumë i mirë për ngritjen e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit, do të thotë është fjala për rolin e këtij vendi në bashkëpunimet rajonale dhe gjithashtu në rrugën e negociatave të cilat do t'i zhvillojmë më 29 nëntor 2021 në Vjen me Grupin 4+1".
Bagheri Kani shtoi: "Ne, në Vjenë të Austrisë nuk kemi negociata bërthamore, për arsye se çështja bërthamore është zgjidhur në vitin 2015 në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1. Temë kryesore e bisedimeve tona në Vjenë janë pasojat e krijuara si rezultat i daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe këto pasoja janë të përkufizuara vetëm me sanksionet e paligjshme që janë vendosur kundër Republikës Islamike të Iranit".