Ngarkesa e 11-të me ndihma humanitare të Iranit arrin në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i117136-ngarkesa_e_11_të_me_ndihma_humanitare_të_iranit_arrin_në_afganistan
Ambasada e Iranit në Afganistan ka deklaruar se ngarkesa e 11-të e ndihmave humanitare të Iranit për popullin e Afganistanit ka arritur në aeroportin e Kabulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 11, 2021 11:19 Europe/Tirane
  • Ngarkesa e 11-të me ndihma humanitare të Iranit arrin në Afganistan

Ambasada e Iranit në Afganistan ka deklaruar se ngarkesa e 11-të e ndihmave humanitare të Iranit për popullin e Afganistanit ka arritur në aeroportin e Kabulit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ngarkesa e 11-të me ndihma humanitare të Iranit për popullin e Afganistanit përmban artikuj ushqimor dhe medikamente dhe është siguruar për qëllim që të ndihmohen familjet e dëmtuara nga sulmet i fundit terroriste në Afganistan.

Republika Islamike e Iranit edhe më parë ka dërguar ndihma në ndryshme humanitare në paketime dhe sasi të ndryshme që përfshinë artikuj ushqimor, veshmbathje për stinën e dimrit, medikamente dhe artikuj të tjerë që janë shpërndarë në mesin e njerëzve me nevoja të ndryshme.

Republika Islamike e Iranit gjithashtu pas shpërthimit terrorist në një xhami në Kanduz, ka dërguar ndihma humanitare që përfshinë medikamente dhe artikuj mjekësore për kurimin e personave të plagosur dhe për të ndihmuar familjet e viktimave të këtij sulmi terrorist që u krye kundër një xhamie të myslimanëve shiitë në Konduz të Afganistanit.