Zëvendësministri i Jashtëm iranian u konsultua me homologët kinezë dhe rusë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i117424-zëvendësministri_i_jashtëm_iranian_u_konsultua_me_homologët_kinezë_dhe_rusë
Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mbajti të hënën një video-konferencë me zëvendësministrat e jashtëm rus dhe kinez Sergei Riabkov dhe Ma Zhaosu mbi bisedimet e ardhshme për heqjen e sanksioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 16, 2021 07:50 Europe/Tirane
  • Zëvendësministri i Jashtëm iranian u konsultua me homologët kinezë dhe rusë

Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mbajti të hënën një video-konferencë me zëvendësministrat e jashtëm rus dhe kinez Sergei Riabkov dhe Ma Zhaosu mbi bisedimet e ardhshme për heqjen e sanksioneve.

Sipas IRNA, “Ali Bagheri” në këtë video- konferencë, duke iu referuar marrëdhënieve ndërmjet Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Kinës dhe përafrimin e qëndrimeve të tre vendeve për çështje të ndryshme ndërkombëtare, politikën parimore të Iranit, Rusisë dhe Kinë dhe në promovimin e multilateralizmit, kundër unilateralizmit. Bagheri tha më tej se nevoja për të hequr të gjitha sanksionet në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore dhe veprimet në kundërshtim me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mënyrë të verifikueshme dhe në përputhje me përfitimin ekonomik të Iranit nga normalizimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare është një parakusht për sukses të negociatave të ardhshme. Duke iu referuar konsultimeve të fundit në Francë, Gjermani, Britani dhe Spanjë për bisedimet e ardhshme në Vjenë, zëvendësministri i Jashtëm iranian tha: “Heqja efektive e sanksioneve të paligjshme amerikane është një domosdoshmëri dhe prioritet kyç i bisedimeve të ardhshme”.  Në këtë video- konferencë, zëvendësministrat e jashtëm të Rusisë dhe Kinës, duke theksuar nevojën e vazhdimit të konsultimeve dhe koordinimit mes të tre vendeve për çështje të ndryshme, veprimin e njëanshëm të SHBA-së në shkelje të marrëveshjes bërthamore dhe ri-vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit i quajtën shkaktarët kryesorë të problemeve në mënyrën e zbatimit të marrëveshjes mes Iranit dhe grupit pesë plus një. Bisedimet midis Iranit dhe P4 + 1 janë planifikuar për 29 nëntor në Vjenë.