Delegacionet e Iranit – grupit Taleban takohen në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i117476-delegacionet_e_iranit_grupit_taleban_takohen_në_kabul
Një takim i komiteteve të grupeve të punës ndërmjet delegacioneve iraniane dhe talebanëve u mbajt në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 17, 2021 08:21 Europe/Tirane
  • Delegacionet e Iranit – grupit Taleban takohen në Kabul

Një takim i komiteteve të grupeve të punës ndërmjet delegacioneve iraniane dhe talebanëve u mbajt në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit.

Sipas agjencisë së lajmeve Press, në takimin e grupit të punës ndërmjet delegacioneve iraniane dhe talebanëve u formuan shtatë komitete, të cilat përfshijnë komitetet kulturore, ekonomike, emigrantëve, politike, të sigurisë, kufirit dhe ujit dhe energjisë elektrike. Hassan Kazemi-Ghammi, i dërguari i Iranit në Afganistan dhe Bahadur Aminian, ambasadori i Iranit në Kabul, së bashku me zyrtarë ekonomikë iranianë morën pjesë në takimin e së mërkurës. Hassan Kazemi-Ghomi, përfaqësuesi i Iranit në Afganistan, mbërriti në aeroportin e Kabulit të hënën në mëngjes me një delegacion politik dhe ekonomik dhe u mirëprit nga zyrtarët talebanë në Afganistan. Me të mbërritur në Kabul, përfaqësuesi iranian për Afganistanin tha se Afganistani ka potencial të mirë për bashkëpunim ekonomik. Republika Islamike e Iranit dhe Afganistani janë dy vende fqinje, vëllezër dhe myslimanë dhe kanë një histori të gjatë marrëdhëniesh dypalëshe.