Faza e re tensioneve Paris-Londër për krizën e emigrantëve
Policia e Francës ka zbrazur një kamp të emigrantëve me 1500 persona në veri të këtij vendi si pasojë e shtimit të tensioneve Paris-Londër duke përfshirë edhe krizën e emigrantëve të cilët po kalojnë nga Franca në Angli.
Gazeta franceze "West France" njoftoi se pas tensioneve të krijuara mes Parisit dhe Londrës për shkak të krizës së emigrantëve, Jerald Dremenen, ministri i brendshëm i Francës, ka urdhëruar zbrazjen e kampit "Grant Sent" në veri të këtij vendi dhe evakuimin e emigrantëve. Ky veprim i qeverisë së Francës mund ta nxisë një fluks të ri të emigrantëve drejt territorit të Britanisë dhe të shtojë edhe më tepër shqetësimet e autoriteteve të Londrës në lidhje me këtë çështje.
Tensionet mes Francës dhe Britanisë për fatin e emigrantëve të cilët synojnë të kalojnë nëpër kanalin Mansh, janë shtuar edhe më shumë gjatë ditëve të kaluara. Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme të Britanisë, të enjten e javës së kaluar është thyer rekordi i numrit të emigrantëve të cilët kanë arritur të kalojnë brenda një dite nga Franca në territorin e Britanisë.
Në bazë të këtyre statistikave, në atë ditë 1185 emigrantë duke kaluar rrugën e rrezikshme detare, kanë hyrë në Britani. Jerald Dremenen, ministri i brendshëm i Francës, në lidhje me këtë ka thënë: "Ne u bëmë viktimë e politikave të gabuara të Londrës. Organizatat joqeveritare të cilat po pengojnë punën e policisë në këtë çështje, kryesisht janë organizata joqeveritare britanike të cilat po propagandojnë në Francë".