Kazem Ghomi takohet me Abdullah Abdullah
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i117554-kazem_ghomi_takohet_me_abdullah_abdullah
Përfaqësuesi special i presidentit të Republikës Islamike të Iranit në çështjet e Afganistanit dhe kryetari i Këshillit të Lartë për Interesa Kombëtare të ish-qeverisë së Afganistanit, gjatë një takim në Kabul, kanë biseduar për çështjet me interes të përbashkët mes të dy vendeve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 18, 2021 15:15 Europe/Tirane
  • Kazem Ghomi takohet me Abdullah Abdullah

Përfaqësuesi special i presidentit të Republikës Islamike të Iranit në çështjet e Afganistanit dhe kryetari i Këshillit të Lartë për Interesa Kombëtare të ish-qeverisë së Afganistanit, gjatë një takim në Kabul, kanë biseduar për çështjet me interes të përbashkët mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hasan Kazemi Ghomi, përfaqësuesi speciale i Iranit për çështje të Afganistanit, në ditën e katërt të vizitës së tij në Kabul, sot është takuar me Abdullah Abdullah, kryetarin e Këshillit të Lartë për Interesa të Afganistanit në qeverinë e mëparshme, dhe të dy palët kanë biseduar për situatën aktuale të këtij vendi dhe për vazhdimin e bashkëpunimeve mes Teheranit dhe Kabulit në fushat ekonomike, tregtare, humanitare, arsimore dhe të tjera.

Hasan Kazemi Ghomi në lidhje me takimet e tij gjatë ditëve të kaluara me autoritetet afgane, ka thënë: “Është rënë dakord që të formohen komitetet për bashkëpunim të përbashkët mes të dy vendeve dhe në mënyrë të rregullt të ndiqet procesi i çështjeve për përmirësimin e gjendjes së popullit të Afganistanit”.

Gjithashtu në ditën e tretë të vizitës së përfaqësuesit special të Iranit për çështje të Afganistanit në Kabul, kanë filluar punën komitetet për bashkëpunim të përbashkët mes të dy vendeve. Përfaqësuesit e Republikës Islamike të Iranit dhe autoriteteve të përkohshme të Afganistanit në kuadër të pesë komiteteve për ekonomi, karburante, ujë dhe energji, çështje të shtetasve të huaj dhe për në fushën kulturore kanë paraqitur programet e tyre për zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Afganistanit.