Irani dënon sulmin në konsullatën në Hamburg
Teherani ka dënuar një sulm nga njerëz të panjohur në ndërtesën e konsullatës së tij të përgjithshme në qytetin gjerman të Hamburgut, duke i kërkuar Gjermanisë të veprojë "seriozisht" dhe "me përgjegjësi" për të siguruar misionet diplomatike iraniane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh tha të shtunën se qeveria gjermane duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në sigurimin e misioneve diplomatike të Republikës Islamike në shtetin evropian në përputhje me Konventën e Vjenës. "Qeveria gjermane pritet të miratojë strategji të qëndrueshme dhe efektive për të parandaluar përsëritjen e sulmeve të tilla, ndërsa duhet të shqyrtojë me kujdes detajet dhe të merret seriozisht me autorët e këtij sulmi", shtoi Khatibzadeh. Sulmi që ndodhi në rrethin Winterhude rezultoi në disa dëme në ndërtesë, por askush nuk u raportua i lënduar. Sipas gazetës gjermane Bild, shoferi i një makine së bashku me dy burra po kalonin pranë hyrjes së konsullatës iraniane të premten, hodhën një koktej molotov dhe u largoheshin me shpejtësi nga zona. Mediat lokale raportojnë se zjarri është shkaktuar nga një koktej molotov i hedhur nga sulmuesit. Policia nisi menjëherë një hetim dhe ka kryer kontrolle masive.