Raisi thekson zgjerimin e marrëdhënieve të Iranit me Holandën dhe Spanjën
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takime të ndara me ambasadorët e Holandës dhe Spanjës ka theksuar zgjerimin e marrëdhënieve tregtare të Iranit me Holandën dhe Spanjën dhe ka kërkuar forcimin e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë sidomos në lidhje me çështjet e ambientalizmit dhe ujit.
Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi në takim me Fransiskus Juhan Marjan Mulen, ambasadori i ri i Holandës në Iran, deklaroi: "Në mes Iranit dhe Holandës ekzistojnë marrëdhënie të vjetra dhe historike në fushën e tregtisë, ekonomisë dhe kulturës. Vendet me histori të konsiderueshëm, edhe tani duhet të jenë të pavarura dhe politikat e fuqive hegjemoniste nuk duhet të ushtrojnë ndikim mbi vendimet e tyre".
Ebrahim Raisi vuri në dukje ekzistencën e qindra xhamive në Holandë dhe tha se respektimi i të drejtave të besimtarëve myslimanë do të rezultojë me forcimin e kulturës dhe civilizimit në Evropë dhe duke mirëpritur gatishmërinë e Holandës për bashkëpunim tregtare dhe investim, kërkoi forcimin e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë dhe sidomos çështjeve të ambientalizmit dhe ujit.
Fransiskus Juhan Marjan Mulen, ambasadori i ri i Holandës në Iran, në këtë takim pasi i dorëzoi përshëndetjet e sinqerta të mbretit të Holandës presidentit iranian, deklaroi: "Marrëdhëniet e Iranit dhe Holandës kanë një historik 400 vjeçar dhe Irani gjithnjë ka qenë një destinacion i rëndësishëm tregtar për holandezët. Irani është një vend i fuqishëm në rajon dhe mes Holandës dhe Iranit ekzistojnë shumë raste të mira në fushën e tregtisë dhe investimeve për bashkëpunim dypalësh".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë një takimi pranoi letrat kredenciale edhe të ambasadorit të ri të Spanjës dhe në këtë takim theksoi: "Irani dhe Spanja duhet t'i zgjerojnë më shumë marrëdhëniet ekonomike. Niveli aktual i marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Spanjës është i mirë, por nuk është i mjaftueshëm dhe autoritetet e të dy vendeve duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të zgjeruar marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e bashkëpunimit. Irani ka vullnetin e duhur dhe serioz për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, politike, kulturore dhe sportive me Spanjën dhe në të dy vendet ekzistojnë potenciale të mira".