Irani është i vendosur në realizimin e programit të tij atomik
Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, theksoi se Irani është i vendosur për realizimin e programit e tij atomik.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Islami, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, sot në konferencën e përbashkët për shtyp me Rafael Grosi, drejtorin e përgjithshëm të ANEA i cili po qëndron për vizitë në Teheran, deklaroi: "Një çështje për të cilën drejtori i përgjithshëm i ANEA-së sot ka theksuar disa herë rreth saj është kjo që në programin atomik të Iranit nuk është vërejtur kurrfarë devijimi dhe Irani në përputhje me traktatet dhe standardet ndërkombëtare, po zhvillon programin e tij atomik. Kjo që të mund t'i shfrytëzojmë të gjitha dimensionet e teknologjisë atomike të në sektorë të ndryshëm është në qendër të prioriteteve tona dhe ANEA do ta ndihmojë Iranin në këtë drejtim".
Drejtori i përgjithshëm i ANEA-s gjithashtu me këtë rast e vlerësoi ftesën dhe mikpritjen e shefit të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe tha: "Bisedimet që kishim, ishin shumë intensive dhe ne synojmë që të vazhdojmë punën dhe të vazhdojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin tonë në mënyrë që të gjejmë sa më shumë fusha të përbashkëta".
Vlen të theksohet se Rafael Grosi, drejtori i përgjithshëm i ANEA, sot ka arritur në Teheran për t'u takuar dhe biseduar me autoritetet iraniane.