Khatibzade: Të gjitha sanksionet e Amerikës duhet të hiqen në një vend
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi se të gjitha sanksionet e Amerikës ndaj Iranit duhet të hiqen përnjëherë dhe në një vend, në mënyrë efikase dhe që të mund të vërtetohet korrektësia e heqjes së tyre.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në lidhje me disa spekulime të mediave rreth propozimit për heqjen hap pas hapi të sanksioneve nga ana e palës perëndimore në negociatat e Vjenës, theksoi: “Të gjitha sanksionet e Amerikës ndaj Iranit duhet të hiqen në një vend, në mënyrë efikase dhe që të mund të vërtetohet korrektësia e heqjes së tyre si dhe duhet të shoqërohen me garanci konkrete. I gjithë përqendrimi i Iranit në negociatat e Vjenës është në këtë që në mënyrë serioze dhe me vullnet të plotë për heqjen e sanksioneve të padrejta ndaj popullit iranian, të hyjë në bisedime. Qëndrimi i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu është i prerë, i qartë dhe i logjikshëm”.
Gjatë ditëve të fundit gazeta amerikane “New York Times” ka njoftuar për ofrimin e një propozimi të mundshëm për lirimin e një pjese të pasurive të bllokuara të Iranit dhe zbatimin e disa lirimeve në shkëmbim të pezullimit të një pjese të aktiviteteve të programit atomik të Iranit.