Khatibzade: Irani bënë të gjitha përpjekjet për garantimin e sigurisë së vet
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit bën të gjitha përpjekjet për garantimin e sigurisë së vet.
Sa'id Khatibzade në konferencën për shtyp, në reagim ndaj pretendimeve të fundit të ministrit të luftës së regjimit sionist i cili ka thënë se Irani ka përdorur portet Çabahar dhe Gheshm për kryerjen e sulmeve me dron, deklaroi: "Askush nuk mund ta dëmtojë sigurinë e Iranit, gjeografinë e Gjirit Persik dhe sigurinë rajoneve rreth tij. Pretendimet e tilla të ministrit të luftës së regjimit sionist nuk kanë kurrfarë vlere dhe Irani do të bëjë çfarëdo që mundet për ta ruajtur dhe garantuar sigurinë e vet".
Khatibzade gjithashtu vuri në dukje edhe një artikull të përbashkët të ministres së punëve të jashtme të Anglisë dhe ministrit të punëve të jashtme të regjimit sionist dhe tha: "Ky veprim tregon se disa prej këtyre shteteve jo vetëm që nuk kanë kurrfarë serioziteti në negociata, por në realitet vazhdimisht synojnë të krijojnë rrethana për zvarritjen sa më të madhe të këtyre bisedimeve".
Khatibzade duke uruar ditën botërore për solidaritet me popullin e shtypur të Palestinës, deklaroi: "Palestina për ne është një ideal që nuk mund të njolloset dhe vuajtjet dhe dhimbjet e popullit të këtij vendi kurrë nuk do të shlyhen nga mendja dhe kujtesa e popullit iranian. Regjimi sionist gjithashtu në vazhdën e shkeljeve të të drejtave të popullit të Palestinës, po kryen krime barbare ndaj palestinezëve. Ne, duke mbështetur të drejtat legjitime të popullit të Palestinës, dënojmë ashpër normalizimin e marrëdhënieve të disa shteteve arabe me regjimin sionist, për arsye se ideali i Palestinës nuk është diçka që mund të harrohet".