Bagheri takohet me Enrique në Vjenë
Zv/ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në vazhdën e bisedimeve intensive diplomatike në Vjenë, ka zhvilluar një takim dhe ka biseduar me zv/sekretarin e përgjithshëm të shërbimit për veprim të jashtëm të Bashkimit Evropian.
Ali Bagheri Kani, shefi i delegacionit të Republikës Islamike të Iranit dhe Enrique Mora, zv/sekretarin e përgjithshëm të shërbimit për veprim të jashtëm të BE, sot (të mërkurën) kanë zhvilluar një takim në Vjenë ku kanë biseduar rreth çështjeve me interes të përbashkët.
Ali Bagheri Kani pas takimit me Enrique Mora, do të zhvillojë takime dhe bisedime edhe me përfaqësuesit e tre shteteve evropiane të pranishme në negociatat e Iranit dhe Grupit 4+1.
Negociatori i lartë i Republikës Islamike të Iranit në negociatat e Vjenës sot në mëngjes është takuar edhe me Michail Linhart, ministrin e punëve të jashtme të Austrisë dhe ka vlerësuar kontributin e Vjenës në mikpritjen e negociatave për marrëveshjen bërthamore.
Të dy palët gjatë këtij takimi, gjithashtu kanë biseduar edhe për çështje të ndryshme që lidhen me interesat e marrëdhënieve dypalëshe mes Iranit dhe Austrisë.