Khatibzadeh: Regjimi sionist trumbeton gënjeshtra për të helmuar bisedimet e Vjenës
(last modified Wed, 01 Dec 2021 18:49:35 GMT )
Dhjetor 01, 2021 19:49 Europe/Tirane
  • Khatibzadeh: Regjimi sionist trumbeton gënjeshtra për të helmuar bisedimet e Vjenës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Said Khatibzadeh tha të mërkurën se "regjimi izraelit, ekzistenca e të cilit mbështetet në tension dhe konflikte, është përsëri duke trumbetuar gënjeshtra për të helmuar bisedimet e Vjenës".

"Regjimi izraelit, ekzistenca e të cilit mbështetet në tension dhe konflikte, është përsëri duke trumbetuar gënjeshtra për të helmuar bisedimet në Vjenë," shkroi Khatibzadeh të mërkurën në llogarinë e tij në Twitter. Ai shtoi se "të gjitha palët në bisedimet e Vjenës tani përballen me një provë të pavarësisë dhe vullnetit të tyre politik për të kryer detyrën - pavarësisht nga lajmet e rreme të krijuara për të shkatërruar perspektivat për sukses të këtyre bisedimeve". Raundi i ri i bisedimeve të Vjenës që synon heqjen e sanksioneve të egra dhe të paligjshme amerikane kundër Iranit filloi të hënën e kaluar në Vjenë, me zëvendësministrin e jashtëm iranian Ali Bagheri Kani, në krye të ekipit negociator iranian. Pikërisht në prag të negociatave, kryeministri izraelit Naftali Bennett pretendoi se regjimi i Tel Avivit "është shumë i shqetësuar për gatishmërinë për të hequr sanksionet". Ai pretendoi se heqja e mundshme e sanksioneve do të mundësonte "një fluks miliarda dollarësh në Iran në këmbim të kufizimeve të pakënaqshme në fushën bërthamore".