Filmi iranian fiton 2 çmime të komisionit kombëtar të kritikës në Amerikë
Dhjetor 03, 2021 16:03 Europe/Tirane
Dy nga çmimet vjetore të Komisionit Kombëtare të Kritikës në Amerikë duke përfshirë çmimin për filmin më të mirë të huaj dhe skenarin më origjinal të vitit i janë dhënë filmit iranianë “Heroi” i regjisorit iranian Asghar Farhadi.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se janë shpallur fituesit e këtij viti të çmimeve të Komisionit Kombëtar të Kritikës në Amerikë (NBR) dhe filmi “Pizza Likuris” i regjisorit Pol Tomas Anderson ka fituar tre çmime për filmin më të mirë, për regjinë më të mirë dhe për artistin më të mirë, ndërsa filmi “Heroi” me regji të Asghar Farhadi që përfaqësoi kinemanë iraniane në Akademinë OSCAR 2021, ka fituar çmimin e filmit më të mirë të huaj dhe çmimin e skenarit më të mirë.
Tags