Negociatori i lartë iranian zhvillon kontakte diplomatike në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i118414-negociatori_i_lartë_iranian_zhvillon_kontakte_diplomatike_në_vjenë
Ali Bagheri Kani, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe shefi i delegacionit negociator të Iranit, sot paradite është takuar me Anrique Mora, zv/shefin e diplomacisë evropiane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Negociatori i lartë iranian zhvillon kontakte diplomatike në Vjenë

Ali Bagheri Kani, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe shefi i delegacionit negociator të Iranit, sot paradite është takuar me Anrique Mora, zv/shefin e diplomacisë evropiane.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se ky takim është zhvilluar para takimit të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore që u zhvillua në ora 13:00 sipas orës lokale në Vjenë. Sipas dakrodimeve që kanë arritur palët në marrëveshjen bërthamore, është vendosur që delegacionet të kthehen në vendet e tyre për disa konsultime dhe shqyrtime dhe sipas të gjitha gjasave që nga e hëna e javës së ardhshme delegacionet të kthehen përsëri në Vjen për të vazhduar bisedimet. Gjithashtu ekziston mundësia që delegacionet e ekspertëve teknik të qëndrojnë në Vjenë për të vazhduar negociatat.

Ali Bagheri Kani dje ka deklaruar se delegacioni iranian ka dorëzuar tekstin e vet të propozuar në kuadër të dy çështjeve, heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe çështjeve atomike pranë palës tjetër. Ai në një prononcim para gazetarëve, ka thënë se ne shpresojmë që palët e tjera do të mund të arrijnë në një konkludim përfundimtar në kohën më të shkurt të mundur për të hyjë në negociata serioze me Republikën Islamike të Iranit.