Shamkhani: Amerika synon të krijojë kriza të vazhdueshme në rajon
Sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit deklaroi se pas shkatërrimit të grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak dhe ngadhënjimit të Frontit të Rezistencës në luftën kundër terrorizmit, Amerika po synon të krijojë kriza të reja në rajon.
Admiral Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit, ditën e martë në takim me Fejsal Mekdad, ministrin e punëve të jashtme të Sirisë i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, duke shpjeguar rrethanat dhe kushtet që sundojnë në rajon, tha se krijimi i krizës së sigurisë në Siri është një prej planeve amerikane-sioniste dhe paralajmëroi për pasojat e rënda të një krize të tillë e cila mund ta dëmtojë sigurinë e të gjithë rajonit.
Admiral Ali Shamkhani duke thënë se pushtimi nga çdo vend në Siri shkakton vetëm vazhdimin e pasigurisë dhe zgjerimin e dhunës, shtoi: "Fati i çfarëdo lloj agresioni dhe pushtimi gjatë historisë nuk ka qenë gjë tjetër përveçse tërheqjes dhe humbjes poshtëruese në fund".
Shamkhani duke dënuar agresionin e vazhdueshëm të regjimit sionist ndaj territorit të Sirisë, vlerësoi se këto sulme po bëhen në kuadër të vazhdimit të agresionit të egër të regjimit sionist ndaj Palestinës dhe Libanit, ndërsa shtoi: "Rezistenca dhe qëndresa popullore është e vetmja rrugë për t'u përballur me pikën kancerioze të sionizmit dhe heqjen e regjimit sionist nga rajoni".
Shamkhani gjithashtu duke vë në dukje marrëdhëniet strategjike të Iranit dhe Sirisë në fusha të ndryshme politike dhe të sigurisë, kërkoi zgjerimin e këtyre marrëdhënieve edhe në fusha të tjera sidomos në fushën ekonomike dhe deklaroi gatishmërinë e plotë të Iranit në këtë drejtim.
Ministri i punëve të jashtme të Sirisë në këtë takim gjithashtu duke vlerësuar mbështetjet e gjithanshme të Iranit ndaj popullit dhe qeverisë së Sirisë, ka thënë: "Me thyerjen dhe shpartallimin e frontit të bashkuar të terrorizmit dhe me krijimin e një stabiliteti relativ në Siri, ka filluar një kapitull i ri në bashkëpunimet mes të dy vendeve me prioritet marrëdhëniet ekonomike".
Fejsal Mekdad gjithashtu theksoi se prania e paligjshme e forcave ushtarake amerikane në Siri është shkelje e sovranitetit kombëtar të Sirisë dhe agresion ndaj integritetit territorial të këtij vendi dhe shtoi: "Amerika synon të krijojë përsëri bërthama terroriste për të parandaluar vendosjen e stabilitetit të qëndrueshëm në Siri".