Negociatori i lartë iranian arrin në Vjenë të Austrisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i118758-negociatori_i_lartë_iranian_arrin_në_vjenë_të_austrisë
Negociatori i lartë i Iranit në krye të një delegacioni ka arritur në Vjenë të Austrisë për të vazhduar negociatat e Vjenës për heqjen e sanksioneve të paligjshme të Amerikës ndaj Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2021 10:51 Europe/Tirane
  • Negociatori i lartë iranian arrin në Vjenë të Austrisë

Negociatori i lartë i Iranit në krye të një delegacioni ka arritur në Vjenë të Austrisë për të vazhduar negociatat e Vjenës për heqjen e sanksioneve të paligjshme të Amerikës ndaj Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Bagheri Kani, negociatori i lartë i Iranit, gjatë qëndrimit në Vjenë, para takimit të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore, do të zhvillojë kontakte diplomatike me Enrique Mora, zv/shefin e diplomacisë evropiane dhe me shefat e delegacioneve të Kinës dhe Rusisë.  

Raundi i ri i bisedimeve të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore zhvillohen sot në nivel të shefave të delegacioneve negociatore të Iranit, Grupit 5+1 dhe Bashkimit Evropian.

Ali Bagheri Kani në një mesazh në Twitter ka shkruar: “Delegacioni negociator i Iranit do të vazhdojë bashkëpunimin serioz për garantimin e të drejtave dhe interesave të popullit të Iranit”.