Komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore shqyrton propozimet e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i118764-komisioni_i_përbashkët_i_marrëveshjes_bërthamore_shqyrton_propozimet_e_iranit
Takimi i komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore ka filluar punën në Vjenë të Austrisë me pjesëmarrjen e shefave të delegacioneve negociatore me qëllim të shqyrtimit të teksteve të propozuara nga Irani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2021 11:43 Europe/Tirane
  • Komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore shqyrton propozimet e Iranit

Takimi i komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore ka filluar punën në Vjenë të Austrisë me pjesëmarrjen e shefave të delegacioneve negociatore me qëllim të shqyrtimit të teksteve të propozuara nga Irani.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky takim zhvillohet në nivel të zv/ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 dhe kryesohet nga Ali Bagheri Kani, negociatori i lartë iranian dhe Enrique Mora, zv/shefi i diplomacisë evropiane.

Irani javën e kaluar ka dorëzuar tekstin e propozuar në formë të dy çështjeve heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe çështjet atomike pranë palëve të tjera në bisedime dhe pret që sot të marrë një përgjigje të logjikshme dhe të argumentuar nga palët e tjera.

Para fillimit të këtij takimi, Ali Bagheri Kani për kryerjen e koordinimeve të fundit në lidhje me zhvillimin e takimit të sotshëm, është takuar me shefat e delegacioneve të Kinës, Rusisë si dhe me përfaqësuesin e BE-së.