Khatibzadeh: Të gjithë duhet të dënojnë politizimin e sportit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në përgjigje të veprimit armiqësor të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 tha: Të gjithë duhet të dënojnë politizimin e sportit.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, "Saeed Khatibzadeh" në Twitter kritikoi bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj dhe shpalli solidaritetin e Iranit me Kinën përballë fushatës shkatërruese të Perëndimit. “Khatibzadeh” në Twitter ka shkruar: Qoftë “bojkoti diplomatik” i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 apo privimi i skuadrave iraniane nga aksesi ndaj burimeve financiare, të gjithë duhet të dënojnë politizimin e sportit”. Ky zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit shtoi: "Ne jemi të vendosur që të marrim pjesë në këtë garë dhe të shprehim solidaritetin tonë me Kinën, e cila ka qenë objektivi i një fushate shkatërruese". Shtetet e Bashkuara dhe disa nga aleatët e tyre, duke përfshirë Kanadanë, Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, njoftuan së fundmi planet për të vendosur sanksione diplomatike për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022. Preteksti për këtë veprim është pretendimi për shkelje të të drejtave të njeriut në provincën Xinjiang të Kinës. Ministria e Jashtme kineze dënoi vendimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, duke vënë në dukje se ky veprim buron nga paragjykimi ideologjik dhe synimet e liga. Ministria e Jashtme kineze tha se Shtetet e Bashkuara, Britania, Australia dhe Kanadaja po përdorin platformën olimpike për ndërhyrje politike, duke shtuar se mungesa e zyrtarëve në Lojërat Olimpike të Pekinit nuk do të ndikonte në suksesin e saj.