Irani eksporton robotë për kirurgjia nga distanca
Specialistët e një kompanie me bazë shkencore në Iran kanë eksportuar dy aparate robot për kirurgji nga distanca në Indonezi.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Reza Mirbagheri, projektues i robotit iranian “Sina”, ka thënë: “Roboti për kirurgji nga distanca “Sina” ka 16 nyje të cilat janë të pajisur me motor elektronik dhe mund të kryejë operacione kirurgjike. Në programin për zhvillimin dhe progresin e shëndetësisë në Indonezi është theksuar përdorimi i robotëve kirurgjik dhe ne kemi këtë potencial që me prodhimin e robotëve kirurgjik, të marrim në dispozicion tregun e vendeve ASEAN. Eksportet e robotëve kirurg në Indonezi është vetëm një prej shembujve të suksesshme që tregon se specialistët tanë në një kompani me bazë shkencore mund të kryejnë të gjitha punët e projektimit dhe prodhimit të pajisjeve të ndryshme produktet me të gjitha standardet e nevojshme të eksportohen në vende të tjera”.