Zyrtari i lartë evropian: Bisedimet e Vjenës po ecin logjikisht
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i118834-zyrtari_i_lartë_evropian_bisedimet_e_vjenës_po_ecin_logjikisht
Një zyrtar i lartë evropian tha se bisedimet në Vjenë po vazhdonin logjikisht dhe se palët negociuese kishin filluar të punonin për më shumë detaje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Zyrtari i lartë evropian: Bisedimet e Vjenës po ecin logjikisht

Një zyrtar i lartë evropian tha se bisedimet në Vjenë po vazhdonin logjikisht dhe se palët negociuese kishin filluar të punonin për më shumë detaje.

Sipas Wall Street Journal, një zyrtar i lartë evropian u tha gazetarëve të premten se bisedimet e Vjenës ishin "të logjikshme". “Sigurisht që teksti i marrëveshjes së 20 qershorit është një bazë e përbashkët për punë”, i tha zyrtari i paidentifikuar gazetës Wall Street Journal, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në bisedimet e Vjenës. Ky tekst nuk pengon asnjë palë negociuese që të paraqesë propozime të reja për ta ndryshuar atë. Ai gjithashtu vuri në dukje se në tekstin e përpiluar në qershor, kishte 7 ose 8 çështje të hapura që duhet të negociohen. Pasi delegacioni iranian në raundin e mëparshëm të bisedimeve më 1 dhjetor,  i paraqiti palës tjetër dy dokumente, duke përfshirë heqjen e sanksioneve dhe masat bërthamore, dhe palët evropiane u kthyen në kryeqytetet e tyre për t'u konsultuar me vendet e tyre përkatëse, ato janë rikthyer në tryezën e bisedimeve. “Ajo që ndjeva sot ishte ndryshe nga ajo që ndjeva të premten”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian Ali Bagheri në një deklaratë mbrëmë. “Ndjenja ime ishte se pala tjetër kishte gjetur një vullnet më serioz për të hyrë në dialog efektiv dhe të frytshëm.