Bagheri takohet me ministrin e ri të Jashtëm austriak
Kryenegociatori i Iranit, Ali Bagheri Kani, i cili ndodhet në Vjenë për të marrë pjesë në bisedimet që synojnë heqjen e sanksioneve, u takua të premten me Ministrin e Jashtëm austriak Alexander Schallenberg pas konsultimeve diplomatike.
Sipas IRNA, të dy palët diskutuan çështje të marrëdhënieve dypalëshe dhe ndërkombëtare, si dhe bisedimet e Vjenës. Schallenberg, i cili ka marrë drejtimin e aparatit diplomatik të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, e konsideroi marrëveshjen bërthamore si një nga elementët kryesorë arkitekturorë të një rendi botëror të mospërhapjes, i cili duhet të ruhet me të gjitha forcat. Më herët, në një intervistë për IRNA, ai theksoi se është krenar që Vjena është kthyer edhe një herë në një vend për negociata për arritjen e një marrëveshjeje që ndikon në uljen e tensioneve globale. Schallenberg deklaroi: "Si mikpritës i bisedimeve, ne besojmë se kthimi i Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore dhe zbatimi i saj i plotë dhe efektiv nga të gjitha palët është në interesin e të gjithëve". Një raund i ri bisedimesh midis Iranit dhe grupit G4 + 1 (Gjermania, Franca, Britania, Rusia dhe Kina) për heqjen e sanksioneve filloi dje (e enjte) me një takim të Komisionit të Përbashkët tëmarrëveshjes bërthamore.